Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar arrestimin e një personi me iniciale F.U., polic i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë të Policisë së Kosovës.
Polici dyshohet se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”
I njëjti, me vendim të prokurorit, gjendet në mbajtje për 48 orë.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda afatit të paraparë ligjor do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin” thuhet në njoftim.









