Misteri për vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, gruaja dha alarmin; autori i dyshuar i krimit mes të shoqëruarve nga Policia

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbëmjes së djeshme në Durrës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiri u gjet i pajetë.

Policia ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me ngjarjen. Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes, i cili sipas burimeve nuk është familjar i viktimës. Dyshohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një sherr fizik, që rezultoi më pas fatal për 51-vjeçarin.

Në banesën në katin e katërt të pallatit, policia ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve, ndërsa janë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.

Viktima jetonte në banesë me bashkëshorten dhe djalin e tij, ndërsa punonte si kamarier në qytetin e Durrësit. Gruaja e viktimës përgjatë ditës së djeshme i ka rënë disa herë telefonit të 51-vjeçarit, por nuk iu është përgjigjur.

Më pas, ka qenë nipi i Valbon alias Marko Beqiraj i cili ka shkuar në apartament dhe e ka gjetur të pajetë rreth orës 19:30.

Detaje nga krimi në Durrës

Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.

Përgjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, një grup i posaçëm hetimor ka kryer dhe po kryen veprime të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve, do të jepet një informacion më i detajuar mbi këtë ngjarje, ndërsa një nga pistat e deritanishme është ajo e një krimi pasioni.

Çfarë thotë policia?

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës.

Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit