“Miss Grand Kosovo martohet”, Brikena bëhet virale me dasmën në BBVIP

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka qenë e mbushur me emocione dhe momente të paharrueshme, teksa Brikena dhe Mateo ‘kurorëzuan’ dashurinë e tyre me martesë. Ceremonia e tyre e veçantë brenda mureve të shtëpisë ka rrëmbyer menjëherë zemrat e publikut, duke u kthyer në kryefjalën absolute të rrjeteve sociale gjatë orëve të fundit.

Por ajo që nisi si një festë dhe një moment i bukur brenda një reality show në Shqipëri, mori përmasa ndërkombëtare sa hap e mbyll sytë.

Videot e Brikenës e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë kanë pushtuar platformën TikTok, duke u bërë virale deri në Tajlandë dhe shtete të tjera aziatike. Faqe dhe krijues të shumtë të huaj kanë shpërndarë pamjet e saj duke reaguar me entuziazëm dhe duke e uruar çiftin me mbishkrime në gjuhë të huaja.

Jehonës së këtij momenti të magjishëm nuk i kanë shpëtuar as personazhet e njohur ndërkombëtarë. Në postimin e përbashkët që lajmëronte ngjarjen në llogarinë e dyshes në Instagram, ka rënë menjëherë në sy një detaj i veçantë. Mes mijëra pëlqimeve (likes) gjendet edhe ai i modeles së njohur meksikane, Valentina Cruzs.

@miss_thegirl @itsbriki Congratulations ลูกสาวกัน💐💍💗 #missgrandkosovo2025 #itsbriki #missgrandinternational #missgrandkosovo #อย่าปิดการมองเห็น ♬ go follow me – suneysounds ♬

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit