Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetiq po vazhdon fjalën mbrojtëse në seancën e Gjykatës Speciale.
Drejtuar trupit gjykues, Misetiq deklaroi se ZPS po iu kërkon të vendosni për një padrejtësi ligjore dhe historike.
“ZPS-ja po ju kërkon juve që, pavarësisht se presidenti serb i një shteti të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krimet masive të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, për shkak se nuk ka pasur kontroll efektiv, duke u bazuar në këtë deduksion ju duhet të konkludoni që udhëheqësi politik i shqiptarëve të Kosovës dhe UÇK-së, një grup i armatosur joshtetëror që kishte ekzistuar vetëm prej disa muajsh, kishte kontroll efektiv dhe ishte penalisht përgjegjës. Ky rezultat do të jetë një padrejtësi ligjore dhe historike”, tha ai.
Tutje, Misetiq theksoi se nuk faktohet askund se komunikatat e UÇK-së kanë qenë nxitëse të krimit.










