Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi po kundërargumenton pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbi komunikatat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, ka kërkuar nga trupi gjykues të parashtronte pyetjen nëse ju deshën faktorit ndërkombëtar më shumë se 20 vite të zbulojë propagandën nxitëse për gjenocidit në Ruandë dhe Bosnje e Hercegovinë. Më tej, vazhdoi duke thënë se po të kishin propagandë të tillë komunikatat e UÇK’së, dëshmitarët ndërkombëtarë do ta kishin ditur një gjë të tillë dhe do t’ia bënin të ditur trupit gjykues.
“Bëjani vetës këtë pyetje: A iu deshën 20 vite komunitetit ndërkombëtar të zbulojë propagandën nxitëse ndaj gjenocideve në Ruandë? A ju deshën 20 vite komunitetit ndërkombëtar që të zbulonte propagandën nacionaliste të serbëve në Bosnje dhe të Millosheviqit? Sigurisht që jo. Sepse retorika në Ruandë, Serbi dhe në Bosnje ishin të qarta dhe u raportuan në mënyrë të mënjëhershme. Edhe komunikatat e UÇK-së nuk kanë qenë nxitëse të krimit, sepse në të kundërtën dëshmitarët ndërkombëtarë që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje do ta kishin ditur dhe do ta kishin bërë me dije për ju“, deklaroi Misetiq.











