Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, tensioni dhe kurioziteti vijojnë të rriten me çdo ditë, ndërsa kutitë e emergjencës po kthehen në një nga elementët më të komentuar të lojës.
Pas Rogertit, këtë herë ishte Miri ai që vendosi të thyejë kutinë e dytë të emergjencës, duke marrë një vendim që solli menjëherë reagime mes banorëve. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, kur finalisti, i shtyrë nga kurioziteti dhe dinamika e lojës, zgjodhi të hapte zarfin e fshehur brenda kutisë.
Sipas asaj që u zbulua, brenda zarfit ndodhej një surprizë me ndikim të drejtpërdrejtë në lojë. “Fitove të drejtën të ftosh një mik në shtëpinë e Big Brother”, shkruhej në mesazhin që iu komunikua Mirit, duke i dhënë atij një avantazh të veçantë në këtë fazë të garës.
Me këtë zhvillim, tashmë në lojë ka mbetur vetëm një kuti emergjence e pashfrytëzuar ende, e cila pritet të hapet nga banorët Selin ose Mateo, duke shtuar edhe më shumë suspansë për atë që mund të ndodhë në vazhdim.
Publiku ndërkohë po ndjek me interes çdo hap të banorëve, teksa loja po i afrohet fazave më vendimtare dhe çdo vendim mund të ndryshojë rrjedhën e saj.









