Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zhvilluar sot një vizitë në lagjen “Ukshin Kovaqica”, në kompleksin e banimit që disa muaj më parë ishte përfshirë nga një zjarr.
Idrizi tha se menjëherë pas incidentit, komuna kishte ndërhyrë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për banorët e prekur. Ai u prit me mirënjohje nga qytetarët, të cilët e falënderuan për reagimin e shpejtë dhe ndihmën e dhënë.
Sipas tij, kjo vizitë është dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes komunës dhe qytetarëve, i cili, siç theksoi ai, do të vazhdojë edhe në mandatin e dytë.
“Banorët na falënderuan për mbështetjen dhe konfirmuan edhe një herë partneritetin që kemi krijuar me ta. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më fuqishëm në mandatin e ardhshëm,” tha Idrizi.









