“Mirditorët më parë japin vajzën sesa besën”/ Deklarata e Selin, banorja ballafaqohet me Juelën, Artani përlotet: Më thuaj ku e ke lexuar

“Për Mirditorët thonë që më parë japin vajzën sesa besën. Janë shumë të pabesë si njerëz, e thonë të gjithë. Për Dibranët thonë që janë shumë mashtrues.”

Kjo ishte deklarata e bërë nga Selin gjatë një sfide nga Vëllai i Madh, e cila ngjalli debate të ashpra mes banores, Artanit dhe Juelës.

Artani dhe Juela, të dy nga Mirdita, nuk ranë dakord me këtë deklaratë, duke treguar se njerëzit nga veriu i Shqipërisë janë shumë të besës dhe i respektojnë shumë vajzat.

Artan: Një fjalë të pisët, siç e thotë Selina, ku vetë Noli i madh ka shkruar për besën, nuk e kuptova ku e ka dëgjuar. Ma thuaj pak ku e ke lexuar që jemi të pabesë. A ke qenë ndonjëherë në Mirditë? Unë jam krenar që jam nga Mirdita. Unë në ’98, kur ishte lufta e Kosovës, kam shkuar në pallatin e sportit dhe kam mbajtur 8 pjesëtarë nga hasi, 5 ishin vajza, i kam mbajtur në shtëpinë time vetëm fare. I kisha si motra. Më vjen shumë keq për fjalën që “Mirditorët japin vajzën dhe s’kanë besë”. Në këtë shtëpi, kur ka ardhur Rogerti, është rënduar shumë gjendja.

Juela: Selin është e para që ka gjykuar Rogertin për krahinat, dhe është e para që është marrë vetë. Unë jam shumë krenare që jam Mirditore. Sa i përket fjalës që kjo vajzë ka thënë, kjo vajzë është një viktimë e paragjykimeve të opinionit publik. Është hera e parë që e dëgjoj këtë fjalë. Unë vij nga një familje që gjyshërit i kisha kryepleq. Janë njerëz të besës, e kanë respektuar gjithmonë vajzën. Unë nuk e harroj origjinën time.

Selin: Ndihem shumë keq që ka marrë përmasa të këtij lloji. Si fillim, vjen Rogerti dhe i thotë Tanit: “Do ma japësh besën?” Është një shprehje popullore që e kam dëgjuar nga të tjerët, për partneren e vajzën. Kërkoj shumë falje. Shumë fjalë thonë për origjinën time. Nuk ka qenë konteksti për të marrë këto përmasa.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit