Miratohet ligji për çmimet tavan për produktet themelore në raste të destabilizimit në treg

Sot në Kuvendin e Kosovës, është miratuar ligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Në Kuvend, ky ligj ka marrë 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë absteni.

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila la falënderuar deputetët për mbështetjen.


“Me 63 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Ligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit