spot_img
Thursday, December 18, 2025
spot_img

Ministrja Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë ta intervistojë Time Kadrijajn pasi tha që Qeveria djegu IHML

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është përballur me akuzat e deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila i ka drejtuar akuza të rënda ndaj Qeverisë.

Kadrijaj ka pretenduar se është kjo Qeveri ajo që ka djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Sipas Kadrijajt, kjo ngjarje është lidhur me përpjekjet për të fshehur informacionet rreth rastit të Astrit Deharit, duke akuzuar për vjedhjen e mostrave dhe djegien e IML-së.

Ministrja Haxhiu ka reaguar menjëherë ndaj këtyre akuzave, duke kërkuar ndërhyrjen e Prokurorisë për të hetuar këto pretendime.

Ajo ka thënë: “Unë menjëherë i bëj thirrje Prokurorisë që menjëherë dhe pa vonesa, ta thërras si dëshmitare, deputeten Time Kadrijaj, për të treguar se kush e paska djegur Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sepse ekspertët e zjarrit po thonë që ka qenë defekt elektrik në pajisje, ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës po thotë se e keni djegur ju. Prandaj mendoj se është tejet e rëndësishme për drejtësinë që deputetja të ftohet për intervistë.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit