spot_img
spot_img
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Ministria e Jashtme franceze: Franca do ta fillojë hedhjen e ndihmave nga ajri në Gaza ditëve në vijim

Ministria e Jashtme e Francës ka thënë se ky vend do ta fillojë hedhjen e ndihmave nga ajri në Gaza “ditëve në vijim”.

Lëshimi i këtyre ndihmave do të bëhet “për t’i përmbushur nevojat më thelbësore dhe urgjente të popullsisë civile të Gazës, e cila po ballafaqohet me një krizë humanitare të përmasave të pashembullta” – tha Ministria e Jashtme, duke shtuar se do t’i ndërmarrë “masat më të larta të kujdesit” për ta garantuar sigurinë e banorëve të enklavës, kur të zhvillohen operacionet, raporton televizioni CNN.

Franca gjithashtu është duke punuar që të dërgojë ndihma përmes rrugëve tokësore, tha Ministria e Jashtme, edhe pse për një gjë të tillë do të nevojitej hapja e më shumë pikëkalimeve kufitare nga Izraeli, veprim që ky shtet në të kaluarën e ka kundërshtuar.

Dërgesat e ndihmave përmes rrugëve tokësore janë “bindshëm zgjidhja më efikase për ta mundësuar shpërndarjen masive dhe të papenguar të dërgesave humanitare për të cilat ka nevojë dëshpërimisht popullsia”, tha më tej Ministria e Jashtme e Francës.

Kjo ministri i bëri thirrje Izraelit që “t’i hapë të gjitha pikëkalimet dhe për qasje të menjëhershme, masive dhe të papenguar për ndihmat humanitare në Rripin e Gazës përmes tokës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit