spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Ministri kroat: Jemi gati të blejmë Industrinë Serbe të Naftës

Ministri kroat i Ekonomisë, Ante Shushnjar, deklaroi të enjten se Kroacia është e gatshme të blejë Naftën Industriale të Serbisë (NIS), nëse kjo do të ishte zgjidhja më e mirë pas vendosjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë serbe në pronësi ruse.

“Nëse kjo është zgjidhja, Kroacia është e gatshme ta bëjë atë hap. Dora jonë është e shtrirë,” tha Shushnjar për televizionin publik HRT, duke shtuar se qëllimi është të ruhet kontinuiteti i bashkëpunimit shumëvjeçar mes JANAF-it (kompanisë shtetërore kroate të naftës) dhe NIS-it.

Ministri theksoi se JANAF tashmë ka përfunduar transportin e gjithë naftës që ndodhej në terminalet dhe tubacionet e saj, duke nënvizuar se nuk ka më dërgesa të naftës drejt Serbisë.

“Nuk do të ketë humbje për JANAF-in, por vetëm një fitim të munguar. Kompania po punon në diversifikimin e biznesit dhe do të kompensojë këtë situatë në mënyra të tjera,” shtoi ai.

Shushnjar mohoi pretendimet se ndalimi i transportit të naftës mund të dëmtojë pozitën e Kroacisë në negociatat me kompaninë MOL për furnizimin e Maqedonisë dhe Sllovakisë me sasi të mjaftueshme nafte.

“Jo, sepse Kroacia, Bashkimi Evropian, por edhe presidenti amerikan Donald Trump, kanë qenë të qartë se nafta ruse nuk duhet të importohet. Si partnere besnike e NATO-s dhe BE-së, Kroacia ka investuar shumë në infrastrukturën energjetike dhe është e gatshme të furnizojë Maqedoninë, Sllovakinë dhe Serbinë kur ta lejojnë rrethanat gjeopolitike,” sqaroi ai.

Duke folur për mundësinë e blerjes së NIS-it, ministri theksoi se Kroacia është e përgatitur për një hap të tillë për të mbrojtur interesat strategjike të saj dhe të JANAF-it, i cili prej më shumë se 40 vjetësh ka qenë i lidhur ngushtë me industrinë serbe të naftës.

“Një marrëveshje e tillë do ta lehtësonte situatën si për Kroacinë, ashtu edhe për Serbinë,” tha Shushnjar.

Ai kujtoi gjithashtu se 20 për qind e tregut të derivateve të naftës në Bosnjë e Hercegovinë mbulohet nga rafineria e Pançevës, dhe se deri në fund të muajit pritet të përfundojë modernizimi i rafinerisë së Rijekës, çka do të rrisë kapacitetet prodhuese dhe do të mundësojë që Kroacia të ndihmojë BiH-në, por edhe Serbinë, në furnizime energjetike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit