Ministri i Vuçiqit: “Njohja e Kosovës nuk është kusht për anëtarësim në BE”

Ministri serb për Integrime Evropiane, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se “njohja e Kosovës nuk është kusht formal për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe se askund nuk shkruan se njohja e ndërsjellë është e domosdoshme, sepse sikur të ishte kështu, nga anëtarësimi nuk do të kishte asgjë”.

Staroviqi, në një intervistë për televizionin serb, TV K1, në pyetjen nëse Kosova është pengesë në rrugën e Serbisë drejt BE-së, u përgjigj se në kuadrin negociues përcaktohet detyrimi që të arrihet një normalizim gjithëpërfshirës dhe juridikisht i detyrueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova, sigurisht, nuk është kusht formal. Ajo që është përcaktuar në kuadrin negociues është detyrimi për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës dhe juridikisht të detyrueshëm të marrëdhënieve. Natyrisht, disa e interpretojnë këtë si detyrim për njohje të ndërsjellë, por kështu nuk shkruan. Po të shkruante kështu, nuk do të kishte asgjë nga anëtarësimi, sepse të gjithëve na qëndron në zemër mbrojtja e interesave kombëtare”, ka pretenduar Staroviqi.

Ai gjithashtu nuk ka harruar detyrën e tij për t’iu servilizuar liderit të tij suprem, duke pretenduar se “çështja është plotësisht e qartë dhe se, sa i përket pushtetit aktual, rrugën e të cilit e ka trasuar presidenti ynë Aleksandar Vuçiq, nuk do të ketë heqje dorë nga interesat kombëtare”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit