Presidenti i Republikës Serbe të Bosnës, Milorad Dodik, është shtruar sot në spitalin e Beogradit për shkak të dhimbjeve akute dhe sipas diagnozës së parë, pas përgatitjeve të nevojshme do të vijojë operacioni në stomak.
“Sipas diagnozës së parë, përgatitjet e nevojshme do të pasohen nga një operacion në stomakun e presidentit Dodik.
Publiku do të informohet në kohën e duhur për gjendjen shëndetësore të Presidentit të Republikës Serbe”, bëhet e ditur në nje komunikate.










