spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Milanović, Osmanit: Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin ndërkombëtar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Milanovic ka theksuar besimin se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve miqësore do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Tutje, presidenti kroat ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore.

Ai theksoi se Kroacia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe format e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Kjo është letra e plotë e tij:

E nderuara Znj. Presidente,

Me rastin e Ditës Kombëtare dhe përvjetorit të shpalljes së Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta në emër të qytetarëve të Republikës së Kroacisë dhe në emrin tim. Ju dëshiroj Juve dhe të gjithë qytetarëve të vendit Tuaj përparim dhe prosperitet.

Besoj se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona miqësore do të zhvillohen dhe forcohen më tej në shumë fusha me interes të ndërsjellë dhe për mirëqenien e qytetarëve të Kroacisë dhe Kosovës. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona në forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore luan një rol të rëndësishëm.

Kroacia vazhdon të mbështesë dhe të ndihmojë Kosovën në integrimin e saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Ju lutem pranoni, Znj. Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit