Milaim Zeka thotë se u dënua vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit: Haram i qoftë mundi im gjatë gjithë jetes

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas dënimit me 1 burg dhe 30 mijë euro gjobë për shmangie tatimi.


Zeka tha se gjyqetarja e rastit, pa asnë prove e asnjë argument, dha një vendim kundër drejtesisë, sipas tij, vetëm për t’i plotësuar orekset politike të Albin Kurtit.

“Haram i qofte mundi im gjate gjithe jetes qe kam dhane per kete vend, qe njerezit e tille me nda drejtesi, e jo shtrembesi!”, shkroi Zeka.

Postimi i plotë:

Edita Çanta, gjyqetare e rastit, pa asnje prove, pa asnje argument, dha nje vendim kunder drejtesise, vetem per t’i plotesuar orekset politike te Albin Kurtit. Edita, permes kesaj padrejtesie, mundet, permes emrit tim, me konkuru per kryetare e Apelit, ose Gjykates te Larte.

Pse po ikin njerezit nga ky vend? Sepse ka perdhunues te drejtesise, sikurse eshte Edita Çanta, e cila me ka denuar permes urdherave politik, ta marrura permes telefonave.

Haram i qofte mundi im gjate gjithe jetes qe kam dhane per kete vend, qe njerezit e tille me nda drejtesi, e jo shtrembesi!!! 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit