Zyrtarët policorë kanë hyrë sot në Ministrinë e Bujqësisë e cila drejtohet nga Faton Peci.
Gazetari na sjell disa pamje ku hetuesit policorë shihen duke vendosur provat e marra brenda veturës së tyre.
Në një valixhe ndërkaq, shkruan “mikro-gjurmë”.

Theksojmë se mëngjesin e së martës, gazeta raportoi ekskluzivisht për ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale në ministrinë e Faton Pecit.
Rasti ka të bëjë me kontratën publike ‘Funksionalizimi i objekteve për përpunimin e produkteve shtazore’ e arritur më 10.01.2025.
Nënshkrimi i kësaj kontrate nga ministri Peci është vlerësuar si skandal. Kjo pasi kontrata në fjalë nuk është nënshkruar në përputhje me ligjin.









