spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Mihali: 15 veteranë të UÇK-së në listën e VV-së për deputetë

Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në VV, ka komentuar listën për deputetë të VV për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ajo ka shkruar se në listën e VV-së janë 15 veteranë të UÇK.


“Kjo listë e jona e përbashkët flet me dije: 13 doktorë shkencash, 7 specialistë mjekësorë, 61 magjistra dhe profesionistë të formuar për t’i shërbyer shtetit, jo për ta shfrytëzuar atë.”

“Në këtë listë janë ata që e mbrojtën Kosovën me armë dhe ata që sot e mbrojnë me ligj, dije dhe punë. Pesëmbëdhjetë veterane dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në listën tonë. Sepse lufta çlirimtare nuk është vetëm histori kombëtare, ajo është ndërgjegje që vazhdon të marrë përgjegjësi. Këta kandidatë e kanë njohur lirinë si sakrificë, jo si privilegj” – ka shkruar ajo

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit