Lionel Messi, sulmuesi i Inter Miamit dhe i kombëtares së Argjentinës, ka pranuar se nuk mund të zgjedhë një sezon të vetëm si më të mirin e karrierës së tij, edhe pse theksoi se viti 2012 ka një vend të veçantë.
Në deklaratën e tij, Messi nënvizoi se vlerësimi i performancës nuk mund të reduktohet vetëm në statistika apo rekorde personale.
“Nuk e di, është e vështirë, varet nga mënyra si e sheh. Nuk më pëlqejnë statistikat; sot gjithçka lidhet me to”, tha ai.
“Më pëlqen të jem shumë i përfshirë në lojë. Ka pasur vite kur kemi fituar gjithçka: arritja në finalen e Copa America me kombëtaren, fitimi i Ligës së Kampionëve me Barcelonën”, shtoi Messi.
“Është e vështirë. Në vitin 2012 shënova rreth 91 gola. Nuk luaj për këtë, kurrë nuk më ka interesuar”, theksoi ai.
“Nuk e kisha në mendje të jepja një asist vetëm për të thyer një rekord apo për të kaluar dikë tjetër”.
“Është e vështirë të zgjedhësh një vit; fatmirësisht kam pasur shumë vite shumë të mira”, përfundoi tetë herë fituesi i Topit të Artë.
Së fundmi, Messi u shpall kampion i MLS me Inter Miamin, duke fituar titullin e parë të kampionatit në histori të klubit amerikan.






