spot_img
spot_img
Monday, February 9, 2026
spot_img
spot_img

Mësimdhënësi ushtron dhunë fizike ndaj një nxënësi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Një rast i dhunës fizike brenda ambienteve të shkollës “Pavarësia” në Prishtinë është bërë publik përmes disa pamjeve që kanë siguruar mediat, ku shihet një mësimdhënës duke goditur një nxënës.

Ndërkohë, drejtori i shkollës “Pavarësia”, Halil Bruhaje, e ka konfirmuar ekzistencën e rastit më 9 shkurt 2026 përmes telefonit, duke theksuar se në momentin e incidentit nuk ka qenë prezent në shkollë.

Lidhur me këtë rast, Gazeta ka kontaktuar Policinë e Kosovës për Rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nëse rasti është duke u trajtuar dhe cilat janë veprimet e ndërmarra.

Po ashtu, janë kontaktuar edhe Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë dhe Ministria e Arsimit për të marrë qëndrime zyrtare lidhur me rastin, ndërsa përgjigjet e tyre priten. Gazeta do t’i mbajë të informuar lexuesit për zhvillimet e mëtejshme, sapo të ketë konfirmime zyrtare nga institucionet përkatëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit