spot_img
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Mesfushori i Manchester United për Ronaldon: Mosha thjesht është një numër

Mesfushori i Manchester United dhe një nga liderët e përfaqësueses së Portugalisë, Bruno Fernandes, ka komentuar pritshmëritë e skuadrës së tij në prag të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Gjermanisë.

Në një prononcim për “Sky Sport”, Fernandes e cilësoi të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë fazë të garës, duke kujtuar suksesin e mëhershëm të Portugalisë në këtë turne.

“Për ne, të qenit këtu është shumë e rëndësishme, është një burim krenarie. E fituam këtë turne në edicionin e parë, në shtëpi. Tani po përballemi me një nga ekipet më të mira në botë, por objektivi ynë është fitorja dhe kualifikimi në finale,” u shpreh ai.

Duke folur për kapitenin legjendar të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, Fernandes u ndal te kontributi i pazëvendësueshëm që ai vazhdon të japë me fanellën e kombëtares.

“Mosha është thjesht një numër. Cristiano ka treguar kudo se është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai vazhdon të shënojë gola dhe të bëjë diferencën. Është shumë e vështirë ta ndalosh. Kur ke një lojtar si ai, e di që mund të shënosh në çdo moment të ndeshjes,” theksoi mesfushori.

Ai pati fjalë të mira edhe për Rafael Leao-n, yllin e Milanit, të cilin e njeh që nga koha kur të dy ishin pjesë e Sportingut.

“E takova që kur ishte fëmijë te Sporting. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe të gjithë shpresojmë që të bëhet edhe më i fortë. Ka pasur momentet e veta, por për mua ai mbetet një futbollist fenomenal,” përfundoi Fernandes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit