Për situatën në Ukrainë, është edhe një herë filmi “Kumbari”, i Francis Ford Coppola-s që na jep fjalorin për të përshkruar atë që po ndodh. Donald Trump po i bën Volodymyr Zelensky “një ofertë që nuk mund ta refuzojë”.
Në liturgjinë mafioze, do të thotë të detyrosh dikë të nënshkruaj një kontratë që është e pafavorshme për ta, duke i mbajtur një armë në kokë. Presidenti amerikan, në fakt, jo vetëm që ka dhënë tashmë çdo kartë negociuese në negociatat në vazhdim, duke thënë se është gati t’i japë Rusisë gjithçka ose pothuajse gjithçka që kërkon: Kiev jashtë NATO-s, asnjë kthim të territoreve të pushtuara nga Moska, kufizime në forcat e saj të armatosura, si dhe qershia mbi tortë e kthimit të Rusisë në G7. Por kërkon edhe dëmshpërblim me kamatë për ndihmën e deritanishme të Amerikës për Ukrainën, e vendosur në mënyrë arbitrare në 500 miliardë dollarë.
Siç konfirmohet nga dokumenti i publikuar ekskluzivisht nga ‘The Telegraph’ të hënën, Trump po kërkon “të drejta ekskluzive dhe të përhershme për të gjitha burimet minerale, naftën dhe gazin, portet dhe infrastrukturën tjetër”.
Kontrata, e paraqitur tek Zelensky nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe e refuzuar deri më tani nga presidenti ukrainas, i cili ka pasur vetëm pak minuta për ta lexuar, përcakton se SHBA duhet të marrë gjithashtu gjysmën e të ardhurave të marra nga Kievi nga nxjerrja e ardhshme e burimeve, kryesisht të tokës së rrallë, si dhe 50% të vlerës “të të gjitha licencave të reja të dhëna për palët e treta”.
Për më tepër, nuk është e qartë pse kishte 500 miliardë dollarë, duke qenë se Kongresi autorizoi 175 miliardë dollarë në pesë këste dhe nga këto, mbi 70 miliardë dollarë shkuan për kompanitë amerikane të prodhimit të armëve.
Ose ndoshta është shumë e qartë: është logjika e shantazhit, një specialitet në të cilin familja Corleone nuk kishte të barabartë. Trump e quan atë një marrëveshje, por nuk ka shumë ndryshim. Përsa i përket rolit të ndërmjetësit me Rusinë, një tjetër rresht nga filmi “Kumbari” më vjen ndërmend: “Kujto Michael, kushdo që të vjen për të propozuar ndërmjetësim, ai është tradhtari”. “Corriere Della Sera”






