spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Mesazhi i UÇK-së në zemër të Evropës | OVL-UÇK i dërgon letër secilit anëtar të Asamblesë Parlamentare të KE-së për Gjykatën Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se protesta e radhës kundër padrejtësive ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së është zhvilluar sot në Strasburg të Francës, para Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Sipas OVL-UÇK-së, gjatë protestës u dorëzuan 285 letra, të adresuara individualisht për secilin anëtar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Këto letra përmbajnë shqetësimet e organizatës lidhur me proceset gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe kërkojnë vëmendje ndërkombëtare për atë që ata e cilësojnë si trajtim të padrejtë ndaj ish-luftëtarëve të lirisë.

OVL-UÇK theksoi se protesta në Strasburg është vazhdimësi e angazhimit të tyre për të kërkuar drejtësi dhe respektim të të drejtave të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Organizata bëri të ditur se letra e dorëzuar për 285 anëtarët e Asamblesë përmban mesazhin e tyre të qartë për domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë të akuzuarit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit