spot_img
spot_img
Saturday, December 20, 2025
spot_img
spot_img

Mesazhi i statusit të gazetares Anila Ahmataj në kujtimin e 6-mujorit të largimit nga jeta të gjyshes së saj

Për gjyshjen më të bukur në botë në 6-mujorin e ndarjes nga jeta…

Nëna sa më shumë kalojnë kohët aq më shumë kuptojmë se jeta me mungesën e gjyshërve është shumë e varfër!

Sakrificat dhe vuajtjet tuaja shpesh na serviren si buka e përditëshme në memorie dhe shpesh kujtimet që sjell malli apo mungesa i kalojnë vitet. Jo më largë se disa ditë në një bisedë që po bëja me babin, i cili më tregonte takimin e parë me ty, pra me vjehrrën e ardhëshme të tij, më futi në mendime e në një lloj trishtimi të papërshkrueshëm!

Ai më tregoi sesi ti nëna kishe ardhur nga një vend i largët në këmbë për të parë vajzën tënde që sot është mami im, ta takoje sepse ishte me bursë në konvikt asaj kohe.

Babi më tregonte se çfarë lloj fisnikërie kishe ti, çfarë nëne ishe për fëmijët dhe sesi ishe paraqitur para dhëndrit tënd të ardhshëm që mesa duket, kishe një lidhje dhe bashkëpunim me fëmijët sidomos vajzat që mami të kishte treguar për djalin që donte edhe pse një kohë e vështirë ekonomike, politike por edhe në mentalitet.

Babi tregon se ti ke qenë një nënë e mrekullueshme për fēmijët e tu dhe një grua e bukur, e hekurt, babaxhane dhe plot mirësi e dashuri. Me një fisnikëri të jashtëzakonshme që rrallë gra e kanë.

Nëna të dua shumë, më ka marr malli për ty. Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj krijoi gjyshërit”. Gjyshërit të dhurojnë kujtime që mbeten në zemër përgjithmonë…

Shumë prej nesh me siguri nuk i kanë gjyshërit e tyre dhe i kujtojnë shpesh herë me nostalgji. Kujtojnë fëmijërinë e tyre dhe gjithë dashurinë që ata u kanë falur, se sa shumë i kanë dashur e mbështetur ndonjëherë edhe mbrojtur përpara prindërve në rast gabimesh.

Gjyshërit të dhurojnë kujtime që mbeten në zemër përgjithmonë. Gjyshërit ta bëjnë botën më të butë, më të mirë, më të ngrohtë. Një gjysh apo gjyshe është për këdo prind, mësues dhe mik i ngushtë”. Gjyshërit kanë argjend në flokët e tyre dhe ar në zemër. Dashuria e tyre nuk plaket asnjëherë… Ata janë si lulet, asnjëherë nuk lodhesh duke i parë të rriten e të vyshken. Gjyshërit janë kombinim perfekt i urtësisë, dashurisë dhe përkujdesjes”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit