spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Mesazhi emocional i Blend Kilajt për babain e tij të arrestuar nga Gjykata Speciale

Blend Kilaj, djali i Isni Kilajt, një prej të arrestuarve nga Gjykata Speciale – ka publikuar një mesazh prekës me rastin e Vitit të Ri, duke shprehur krenarinë dhe mbështetjen për babain e tij.

Mesazhi i tij i mbushur me ndjenjë dhe simbolikë për sakrificat e luftëtarëve të lirisë, ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Në mesazhin e tij, Blend Kilaj shkruan:

“Gëzuar Vitin e Ri, Bac!

Edhe pse ushtar i lirisë, sot qëndron larg shtëpisë, por kurrë larg zemrës sonë. Krenaria për rrugëtimin tënd na jep forcë, e qëndrimi yt na mëson se e vërteta dhe drejtësia nuk përkulen. Në çdo dritë festive, shohim dritën e asaj për të cilën ti luftove – një Kosovë të lirë dhe të drejtë. Presim kthimin tënd me kokën lart, si gjithmonë!”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit