spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Mesazhet fyese nga Antonela Berisha, reagon ish-banorja e Big Brother: Janë me inteligjencë artificiale

Rrjetet sociale janë tronditur ditën e djeshme nga disa mesazhe kërcënuese që pretendohet se i janë dërguar ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha.

Mesazhet, me përmbajtje të rëndë dhe fyerje me bazë etnike, dyshohet se janë dërguar nga një vajzë nga Kosova. Megjithatë, Antonela ka deklaruar se këto mesazhe janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale dhe e ka zhvendosur vëmendjen te kritika ndaj platformës mediatike JOQ Albania.

Në një reagim në Instagram, ajo akuzon JOQ për fushatë të qëllimshme denigruese, duke shkruar se kjo media është e korruptuar dhe e njëanshme: “Përveçse gjithë Shqipëria e di që jeni të shitur, jeni edhe gazetarë mediokër që nuk verifikoni asgjë përpara publikimit.”

Antonela thekson se gjithmonë është ndier e respektuar në Kosovë, por sipas saj, shpifjet dhe sulmet personale tashmë kanë kaluar çdo kufi. Ajo publikon edhe një mesazh që pretendon se i është dërguar nga një përfaqësues i JOQ, i cili kërkonte një “rrugë komunikimi” për të zgjidhur tensionet.

Kjo nuk është hera e parë që emri i saj del në qendër të polemikave. Më herët, ajo dhe motra e saj ishin përfshirë në një përplasje fizike me modelen Klea Prenga. Pavarësisht përmbajtjes kërcënuese të mesazheve të fundit, Berisha e ka përqendruar reagimin e saj publik më shumë te mënyra si u trajtua ngjarja nga mediat, sesa te përmbajtja vetë e kërcënimeve.

Mesazhet fyese nga Antonela Berisha, reagon ish-banorja e Big Brother: Janë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit