Mesazh i fuqishëm nga Suzana Tahiri për Ditën e Çlirimit: Lavdi atyre që na sollën lirinë

Nga Suzana Tahiri

Ditë të Çlirimit të Kosovës, përulemi me respekt para sakrificës së bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët me guxim dhe vendosmëri luftuan për lirinë dhe dinjitetin e popullit tonë.

Mirënjohje e përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila u bë zëri dhe shpresa e një populli që kërkonte liri në tokën e vet. Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për shtetin që gëzojmë sot.

Po ashtu, shprehim falënderim të veçantë për aleatët tanë në NATO, ndërhyrja e të cilëve ishte vendimtare për ndalimin e spastrimit etnik dhe për hapjen e rrugës drejt lirisë dhe paqes në Kosovë.

Sot, më shumë se kurrë, kemi përgjegjësinë të mbrojmë vlerat për të cilat u sakrifikuan breza të tërë: lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës.

Kosova e lirë është amaneti ynë dhe përgjegjësia jonë. Lavdi UÇK-së! Lavdi dëshmorëve të kombit! Urime 12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës! 🇽🇰

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit