Gazetari Milaim Zeka, i cili gjatë Luftës në Kosovë kishte dokumentuar ngjarje të rënda nga fronti, ka ndarë përvojën e tij në betejen e Koshares, kur u plagos dhe u gjend mes rrënojave dhe tmerrit të luftës.
“Çfarë ka ndodhur në atë moment ka qenë tmerrësisht dramatike. Një pjesë e madhe e njerëzve kaploi paniku dhe filluan të lëshonin kazemermën, sepse mendonin se do të bombardoheshim përsëri. Në gjithë atë rrëmujë, ne arritëm të nxjerrim dy ose tre ushtarë të rinj nga rrënojat. Unë hyra në atë moment me kamerën, por për veten time kisha vendosur kurrë të mos kthehesha pa e përmbushur detyrën, edhe për dy orë më vonë”, rrëfeu Zeka.
Ai shtoi se, përtej tmerrit dhe frikës, ka ruajtur kujtimet e ditëve të guximshme.
“Për mua, ato janë ditë të bukura, edhe pse pamë shumë gjëra të tmerrshme – janë vrarë mbi 113 persona, djem e vajza. Çdo imazh, çdo moment i kapur me kamerë, tregon se sa e vështirë dhe heroike ka qenë për njerëzit që luftuan dhe për të gjithë ata që u përballën me atë tmerr.” tha Zeka në Politiko.









