spot_img
spot_img
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

Mes dhimbjes dhe shpresës, hoxhë Latifaj që u bë sebep për pajtimin e 1 mijë familjeve shqiptare

Me zërin që i dridhej nga pesha e kujtimeve, hoxhë Fatmir Latifaj rrëfeu një mision jete që rrallëkush do ta merrte mbi supe.

Në emisionin “Krejt kapak me Milotin”, ai tregoi se ka arritur të pajtojë plot 1 mijë familje shqiptare, 100 prej tyre raste të lidhura me fatalitet.

“Kam raste shumë të rënda, i cilësoj në dy pjesë, rastet që kanë qenë me fatalitet janë afër 100, të tjerat 900, në total janë 1000. Ja kam bërë një hyzmet shqiptarëve. Jam bërë sebep me ruajt gjakun e shqiptarit, nderin dhe moralin, me kriju paqe sepse jemi në shtëpinë e Zotit. Shqiptarët bukë e kripë e zemër”, tha Hoxha.

I emocionuar, ai tha se shqiptarët nuk duhet të vriten me njëri-tjetrin, pasi nuk ka problem që nuk zgjidhet.

“Jemi vëllezër, jo të vritemi, nuk ka problem që nuk zgjidhet. Me emrin e Zotit do ta vazhdojmë këtë punë derisa na rrah damari në qafë”, u shpreh Hoxha.

Ndiqni të plotë emisionin në videon e mëposhtme:

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit