spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

“Merr para nga BE, urdhra nga Rusia”, media britanike: Qeveria serbe dhe Vuçiq po rrëzohen nga pushteti

Streha e betonit që u shemb vitin e kaluar në Novi Sad po rrëzon dhe qeverinë e Serbisë, si dhe presidentin Aleksandër Vuçiq.

Kështu të paktën lë të kuptohet një shkrim i publikuar në median prestigjioze britanike, Guardian. “Qeveria e Aleksandër Vuçiçit sot i ngjan një skeme piramidale politike, duke i dhënë legjitimitet përmes spektaklesh, duke vonuar rrëzimin e saj të pashmangshëm”, është fjalia e parë e opinionit të shkrimtarit Sërdjan Cvijiç.

Ai nxjerr në pah faktin se presidenti e ka kthyer betonin dhe asfaltin në simbol të pushtetit të tij, ndërsa nën sipërfaqe ka shembur institucionet dhe demokracinë. Protestat që pasuan tragjedinë janë bërë zëri i një kombi të lodhur nga mashtrimet, dhuna policore dhe frika. Serbia e Vuçiçit, që dikur mburrej me “stabilitet”, sot mbahet në këmbë vetëm nga represioni dhe aleancat me Rusinë.

“Qeveria e Vuçiçit përpiqet të duket sikur ulet në disa karrige gjeopolitike, duke balancuar midis Lindjes dhe Perëndimit, por në realitet ajo e drejton vendin vetëm në interes të presidentit – merr para nga Brukseli dhe urdhra nga Moska”, lexohet në shkrim.

Gjithashtu jepet alarmi se ndikimi rus në aparatin shtetëror në Beograd mund të rrezikojë të gjithë Ballkanin Perëndimor.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit