Mërgimtarja Fazile Januzi, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Francë, ka dalë publikisht me akuza serioze ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në lidhje me një kontest pronësor që po zgjat tash e disa vite.
Zonja Januzi pohon se prona e saj në Kosovë i është uzurpuar në mënyrë të padrejtë dhe pa bazë ligjore, duke e bërë të pamundur për të ushtrimin e të drejtës së saj legjitime.
Ajo pretendon se pas kësaj çështjeje qëndrojnë figura me ndikim në politikë, ndër ta edhe Haradinaj.
Ajo ka theksuar se është e vendosur ta çojë këtë rast deri në fund, pavarësisht presioneve dhe sfidave që ka hasur në përpjekjet për të kthyer pronën që, sipas saj, i takon me të drejtë.






