Mërgimtarët bllokohen në pikën kufitare Kroaci-Serbi

Shumë mërgimtarë kanë mbetur të bllokuar në pikën kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, pasi autoritetet kroate kanë ndaluar lëvizjen e automjeteve dhe autobusëve në drejtim të kufirit serb.

Sipas raportimeve, bllokimi ka nisur rreth mesnatës dhe po vazhdon ende, duke shkaktuar kolona të gjata dhe pritje të rënda për udhëtarët.

Në mesin e të bllokuarve ndodhen edhe shumë familje me fëmijë, ndërsa temperaturat e larta dhe mungesa e ujit e ushqimit e kanë përkeqësuar situatën.

“Kemi mbetur pa ujë e ushqim. Ka shumë familje me fëmijë dhe në këto temperatura situata është shumë e rëndë”, ka deklaruar një nga mërgimtarët.


Udhëtarët thonë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë sqarim nga autoritetet kroate për arsyet e ndalimit të qarkullimit drejt kufirit me Serbinë.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës dhe për të mundësuar vazhdimin e udhëtimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit