Kandidati për asambleist në Vushtrri, Mentor Ferizi, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë ndaj Kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi, për përkrahjen e dhënë gjatë rrugëtimit drejt Asamblesë Komunale.
“Ky besim dhe kjo mbështetje janë motiv i madh për mua që të punoj me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e qytetarëve tanë,” ka shkruar Ferizi në profilin e tij në Facebook.










