spot_img
spot_img
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Menopauza e hershme nuk lidhet me rritje të rrezikut për diabetin

Menopauza e hershme është shoqëruar prej kohësh me disa probleme shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, goditja në tru dhe humbja e densitetit kockor. Megjithatë, një studim i ri sugjeron se ajo nuk rrit rrezikun për zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën “Menopause”, gratë që hyjnë në menopauzë para moshës 45-vjeç kanë pothuajse të njëjtin rrezik për diabet si ato që e përjetojnë menopauzën më vonë, në moshën e mesme shkruan burimi Health Day.

Studiuesit arritën në përfundimin se menopauza, në vetvete, nuk duket se shkakton ndryshime metabolike që favorizojnë rezistencën ndaj insulinës dhe zhvillimin e diabetit.

Studimi ndoqi për më shumë se 14 vite rreth 147 mijë gra pjesëmarrëse në projektin kërkimor britanik ‘UK Biobank’.

Gjatë periudhës së ndjekjes, rreth 6,600 gra u diagnostikuan me diabet, por analiza tregoi se mosha e fillimit të menopauzës nuk kishte lidhje domethënëse me këtë rrezik.

Edhe pse fillimisht u vu re një diferencë e vogël mes grave me menopauzë të hershme dhe atyre me menopauzë të vonë, kjo u zhduk pasi u morën parasysh faktorë të tjerë ndikues.

Sipas studiuesve, faktorët që ndikojnë më fort në rrezikun për diabet janë obeziteti, pirja e duhanit, mungesa e konsumit të perimeve, marrja e lartë e kripës, si dhe përdorimi i disa medikamenteve për kolesterolin.

Ekspertët theksojnë se këto janë faktorë të modifikueshëm, ndryshe nga mosha e menopauzës.

Këto gjetje konsiderohen qetësuese, pasi sugjerojnë se gratë mund të ulin rrezikun për diabet duke u përqendruar te stili i jetesës dhe shëndeti kardiovaskular, pavarësisht se kur ndodh menopauza.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit