Mëngjes me energji fushate: Gresa Lahu dhe Ganimete Musliu me vizion për Prishtinën

Kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Gresa Lahu, ka ndarë momente nga një mëngjes fushate të kaluar me deputeten e njohur të kësaj partie, Ganimete Musliu.

Në një postim në rrjete sociale, Lahu ka shkruar se takimi ka qenë i mbushur me biseda të ngrohta e vizion të qartë për të ardhmen.

“Një mëngjes i zakonshëm fushate, por me shije të veçantë – me miken time të çmuar e të familjes, deputeten Ganimete Musliu. Aromë e fortë kafeje dhe bisedë e ngrohtë me vizion të qartë për të ardhmen. Vazhdojmë fushatën me vizion të palëkundur dhe energji. Koha për Prishtinën, koha për PDK!”, ka shkruar Lahu.

Ajo ka theksuar se fushata e saj vazhdon me energji dhe përkushtim për të sjellë ndryshime pozitive në kryeqytet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit