Menduh Thaçi: Unë jam i penalizuar prej ShBA prej 2003 për shkak të veprimeve ekstreme dhe radikale të Ali Ahmetit

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka deklaruar se është i penalizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2003 dhe se nuk mund të marrë vizë për shkak të, siç tha ai, “veprimeve të interpretuara si ekstreme dhe radikale”.

Sipas tij, një nga kontribuuesit kryesorë të këtij penalizimi është kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

“Në karrierën politike, unë jam i penalizuar nga SHBA-të prej vitit 2003, nuk e marr vizën për shkak të veprimeve ekstreme dhe radikale. Kontribuesi më i madh i këtij penalizmi janë shumë njerëz, por kryesisht është z. Ahmeti dhe politika e tij,” tha Thaçi në studion e emisionit “Adresa”.

Ai ka thënë se kjo nuk është mënyra se si funksionojnë shqiptarët, kjo është mënyra se si funksionon Beogradi dhe shërbimet sekrete të tyre.

“Kur sot e dëgjoj në Shqipëri se ai merr titull “Doctor Honoris Causa” se e ka ndaluar ndarjen e Maqedonisë, ju lutem, në mënyrë implicite akuzohet PDSH-ja, kryetari i parë z. Xhaferi dhe unë, se politika jonë ka çuar drejt ndarjes së Maqedonisë. Kjo, edhe po ta bëjë Ali Ahmeti, nuk është mënyra se si funksionojnë shqiptarët. Kjo është mënyra se si funksionon Beogradi dhe shërbimet sekrete të tyre — ata historikisht tezat tona i diskualifikonin apo fetishizonin,” shtoi Thaçi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit