Ronaldinjo ka folur për herë të parë për eksperiencën e kaluar në burgun e Paraguait, ku ish-sulmuesi legjendar i Brazilit u dënua për falsifikim pasaportash.
Në një rrëfim të shkurtër, 45-vjeçari ka menduar se në fillim do ta godisnin, por më pas rojet e sigurisë i kërkuan që të bënte disa truke futbolli për t’i argëtuar.
Ndër të tjera, Ronaldinjo u shpreh se të gjithë të gjithë kaluan një ditë të mrekullueshme dhe se koha e kaluar në burgun e Paraguait ishte shumë e mirë.
Ronaldinjo për përvojën e tij në burg: “Mendova se do të më godisnin dhe do të bënin të gjitha gjërat e tmerrshme që ndodhin zakonisht në burg. Por në vend të kësaj, ata thirrën rojet për të organizuar një ndeshje futbolli dhe më kërkuan të bëja disa truke për t’i argëtuar. Mëngjesin pas arrestimit tim, na nxorën jashtë për të luajtur një ndeshje me pesë lojtarë. Rojet dhe disa zyrtarë të burgut erdhën për të parë ndeshjen me kamerat ndezur; të gjithë kaluan një ditë të mrekullueshme. Mund të them se koha ime atje ishte e mirë“.
Në Paraguai, Ronaldinjo kishte shkuar me pasaportë false, ndaj dhe u arrestua.
Ylli brazilian pati një karrierë të shkëlqyer në Amerikën e Jugut dhe Europë, duke fituar Champions League, La Liga, Serinë A dhe “Copa Libertadores”. Ai, gjithashtu, fitoi çmime të shumta individuale, duke përfshirë “Topin e Artë” më 2005 dhe “Lojtari më i mirë i FIFA-s”, më 2004 dhe 2005. I lindur në Porto-Alegre, ai ngriti trofeun e Kupës së Botës në Korenë e Jugut dhe Japoni, më 2002, dhe “Copa America”, më 1999.









