spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi është rizgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) gjatë Konventës së Përgjithshme të partisë.

Pas marrjes së besimit, ai ka falënderuar delegatët për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

Në fjalimin e tij, Krasniqi ka theksuar angazhimin e tij për të vazhduar punën për zhvillimin e Kosovës, duke nënvizuar se kjo është një mundësi për të realizuar më shumë për të mirën e vendit.

Ai gjithashtu ka reflektuar për rrugëtimin e tij në PDK, duke kujtuar vitin 2004, kur u bashkua me partinë dhe asokohe nuk e kishte menduar asnjëherë që do të arrinte të bëhej kryetar i PDK-së, një parti që ka qenë udhëhequr nga figura të njohura si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit