spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Melihate Tërmkolli shpërthen ndaj LDK-së: Linja Moskë–Beograd–Tiranë ‘kamkryq’ në LDK-në e Rugovës!

sh-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër në Facebook, duke kritikuar drejtues të partisë dhe zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan GazetaKosova.net

Në reagimin e saj, Tërmkolli shprehet se kishte paralajmëruar më herët se LDK-ja mund të fitonte, por sipas saj “vendimet e gabuara” të krerëve të saj po e dërgojnë partinë në një drejtim të rrezikshëm.

Ajo e quan Lulmir “krye sorosiani”, teksa e akuzon se po bëhet bashkë me “rusofilë, serbofilë, turkofilë, dhe me ata që një ditë i akuzojnë si vrasës të figurave kombëtare të LDK-së, e ditën tjetër bëhen ‘kam e kry’ bashkë me ta”, shkruan GazetaKosova.net

Tërmkolli e përshkruan këtë situatë si një “linjë Moskë–Beograd–Tiranë (Edi Rama), e cila po bën kamkryq në LDK-në e presidentit historik Ibrahim Rugova”.

Në fund të reagimit të saj, ajo u drejtohet kritikëve me tone të ashpra:
“Krejt ju injorantë e shpirt shitur që më mbani ders e moral kush është e çka është LDK, mbylleni!”

Ky reagim i Melihate Tërmkollit vjen në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohen debate të brendshme dhe po përfliten lëvizje të reja politike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit