Kandidatja për deputete nga PDK, Melihate Basholli Latifi (nr. 43), ka vlerësuar lart tubimin e mbajtur sonte në Vushtrri, duke e cilësuar atë si një dëshmi të qartë të mbështetjes qytetare për kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.
Ajo theksoi atmosferën frymëzuese, unitetin dhe besimin e palëkundur të qytetarëve në vizionin për të ardhmen, duke falënderuar përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe përkrahjen e dhënë.
“Në Vushtrri sonte u mbajt tubim madhështor e frymëzues në përkrahje të kryeministrit të ardhshëm z. Bedri Hamza.
Një atmosferë impozante, unitet i palëkundur dhe besim i thellë në vizionin për të ardhmen.
Mirënjohje e falënderim i përzemërt për qytetarët e Vushtrrisë, për përkrahjen fisnike, besimin e çmuar dhe energjinë e pashtershme që na dhuruan.”








