Sot, kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Melihate Basholli Latifi (43), zhvilloi takime me strukturat partiake në Lumadh dhe Stanovc të Epërm, ku u dëshmua energji e lartë, unitet dhe gatishmëri për fitore.
Në një atmosferë motivuese, u riafirmua përkushtimi i plotë për fitoren e PDK-së dhe për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës.
Basholli Latifi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të secilit aktivist në këtë fazë vendimtare të fushatës.










