Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Melihate Basholli Latifi, ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të grave, duke i cilësuar ato si forca kryesore që mban familjen, zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.
Në një mesazh publik, Basholli Latifi theksoi se gratë e Kosovës kanë dëshmuar përkushtim dhe guxim në çdo etapë të historisë sonë kombëtare, duke mbetur shtylla e qëndrueshmërisë shoqërore dhe kombëtare.
Ajo vuri theks të veçantë te gratë e Vushtrrisë, të cilat, sipas saj, janë pjesë e pandashme e fitoreve të PDK-së dhe e rrugëtimit të Kosovës drejt zhvillimit dhe stabilitetit.
“Respekt, mbështetje dhe vlerësim i merituar për gratë, sot dhe gjithmonë”, ka përfunduar Basholli Latifi, duke riafirmuar angazhimin e saj për fuqizimin e rolit të gruas në politikë dhe shoqëri.








