Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Melihate Basholli Latifi, ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen dhe besimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Bukoshit, Novolanit, Brusnikut, Kollës dhe Vërnicës.
Në një postim publik, ajo theksoi se kjo mbështetje përfaqëson një obligim të madh dhe një përgjegjësi serioze, duke u zotuar se besimi i dhënë do të kthehet me punë të ndershme, angazhim maksimal dhe përkushtim të plotë për zhvillimin e Vushtrrisë dhe të Kosovës.
“Vazhdojmë përpara, të bashkuar dhe të vendosur”, ka theksuar Basholli Latifi, duke konfirmuar përkushtimin e saj për një përfaqësim dinjitoz dhe aktiv në shërbim të qytetarëve.
#PDK130 #BedriHamza #MelihateBasholliLatifi43






