Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Melihate Basholli Latifi, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen masive dhe energjinë pozitive në tubimin e mbajtur sot në Stanoc.
Ajo theksoi se mesazhet e përcjella gjatë takimit dëshmuan unitet, përkushtim dhe vullnet të qartë për ndryshim, duke e konsideruar këtë mbështetje si motiv shtesë për vazhdimin e angazhimit politik në shërbim të qytetarëve.
Basholli Latifi nënvizoi se PDK dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza po ecin të bashkuar drejt fitores, me një vizion të qartë për zhvillimin dhe mirëqenien e vendit.








