Kandidatja për deputete nga PDK, Melihate Basholli Latifi (nr. 43), ka shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e fuqishme të marrë, duke e cilësuar atë si të veçantë dhe frymëzuese për të vazhduar rrugëtimin politik së bashku, përpara.
Në një mesazh falënderues, Basholli Latifi ka vlerësuar familjen e madhe dhe shumë të respektuar Imeri, për mikpritjen dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe respektit ndaj sakrificës për liri.
“Me mall, emocion dhe krenari kujtuam luftën çlirimtare të komandantit Gani Imeri dhe bashkëluftëtarëve të tij. Kujtesa është forcë, ndërsa veprimi për atdhe është forma më e lartë e nderimit,” ka theksuar ajo.
Basholli Latifi riafirmoi përkushtimin e saj për të çuar përpara vlerat e luftës çlirimtare dhe për të punuar për një të ardhme më të mirë për qytetarët, në kuadër të programit të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.








