Gazetari Lirim Mehmetaj, përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook në prag të zhvillimeve të fundit në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se ky proces nuk përfaqëson thjesht një tregim personal të individëve, por është një përballje përcaktuese për vetë historinë dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës.
“Historia e shtetit te Kosoves neser fillon episodin e fundit te perballjes me aktin me percaktues prejse filloi lufta e UÇK-se per liri. Prokuroria e Speciales ka fjalen perfundimtare.”
Sipas Mehmetajt, Kosova po hyn në “episodin e fundit” të një sage që nisi me luftën e UÇK-së për liri. Ai ka kritikuar ashpër zërat që tentojnë ta minimizojnë peshën e këtij procesi, duke e cilësuar atë si një gjykim ndaj biografisë së shtetit.
“Fatkeqesisht ka akoma shqiptare qe ose te verbuar nga urrejtja, ose kurrizthyer e bythshitur jane munduar me aq zell ta paraqesin procesin ne Gjykate Speciale si nje tregim personal i disa individeve.
E verteta eshte se e gjithe biografia e Speciales eshte pasqyre e hapur e faktit se gjykimi i behet luftes, shtetit dhe te ardhmes.” – tha ai.
Mehmetaj ka bërë thirrje për vetëdije të lartë kombëtare dhe rezistencë ndaj këtij procesi, të cilin e konsideron të domosdoshëm për mbijetesën e narrativës së drejtë të shtetformimit.
“Secili shqiptare ne Kosove me dy vegza mend ne koke e kupton se sot eshte i paraburgosur dhe ne pritje te verdiktit per te kuptuar nese neser do te kete Kosove sic e njohim sot, apo do marre per mbrapsht gjithcka.
E keni parë edhe intenziven e fundit te riciklimit te poshtersive te vjetra qe tentojne te rikuperohen si informacione te reja.
E gjitha brenda te njejtit qellim dhe me pretendimin e mocem. Prandaj sot, me shume se kurre, duhet jo vec vetedije po edhe rezistence. Nuk eshte lehte, por eshte e mundur. Eshte e domosdoshme. E detyrueshme madje.” – shkroi Mehmtaj.








