“Mefit” i ngelet hatri nga ish-militanti i VV’së, ja reagimi i tij pas akuzave se ka shëtpi luksoze në Malin e Zi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas pretendimeve të ish-militantit të këtij subjekti politik, Albert Shabani, se deputeti në fjalë posedon shtëpi luksoze në Mal të Zi.

Bajqinovci siç duket është hatruar me ish-militantin me të cilin realizonte “selfie” në kafene, të cilit iu ka referuar vetëm si qytetar, teksa ka demantuar se ka në pronësi shtëpi luksoze në Malin e Zi.

“Të njëjtat media që me herët shpifën se kinse e kam punësuar vëllanë në KEK, pastaj u morën me gruan, dje paskan “cituar qytetarë” kinse kam shtëpi në Mal të Zi. Une nuk kam asnjë shtëpi, asnjë pronë dhe asgjë jashtë Kosovës”, ka deklaruar Bajqinovci.

Ky i fundit ka shfrytëzuar “njohuritë” nga profesioni i mëhershëm i tij të japë leksione në të bërit gazetari.

“Është shqetësuese se si disa media citojnë burime anonime pa bërë verifikimin më bazik, pa më kontaktuar fare për të pyetur nëse kjo është e vërtetë. Kjo nuk është gazetari, por shpërndarje e qëllimshme e rrenave. Nacionale, Insajderi etjj mund të citojnë këdo, por pa e marrë përgjigjen time kanë plasuar gënjeshtra rreth një prone që nuk ekziston. Ju them me plotë përgjegjës se asnjë pronë, shtëpi apo banesë nuk posedoj jashtë Kosovës. Pra, të gjitha janë gënjeshtra”, deklaroi Bajqinovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit