spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Medvedev kërcënon Evropën: Nëse BE-ja e çmendur vjedh asetet ruse, shpërthen lufta

Kremlini ka kërcënuar hapur Bashkimin Evropian, pasi Brukseli zbuloi planin e tij më ambicioz financiar që nga fillimi i luftës, një propozim për të përdorur pothuajse 90 miliardë euro asete të ngrira ruse për të financuar Ukrainën.

Ish-Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se një veprim i tillë do të ishte një provokim i drejtpërdrejtë dhe arsye e mjaftueshme për luftë me BE-në.

“Nëse të çmendurit e Bashkimit Evropian ende përpiqen të vjedhin asetet ruse të ngrira në Belgjikë nën maskën e një lloj ‘kredie për dëmshpërblime’, Rusia mund ta konsiderojë këtë hap si një casus belli (arsye për luftë), me të gjitha pasojat për Brukselin dhe anëtarët individualë të BE-së”, tha ai në një deklaratë.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi Komisioni Europian njoftoi një propozim që do të shihte BE-në të mbulonte dy të tretat e nevojave financiare të Ukrainës, gati 90 miliardë euro, deri në vitin 2027 përmes një modeli huadhënieje kundrejt aseteve të ngrira ruse ose konfiskimit të tyre të plotë.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për mbështetje të qëndrueshme për të vazhduar financimin e ushtrisë dhe funksioneve themelore shtetërore.

“Ne propozojmë të mbulojmë dy të tretat e nevojave financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme. Kjo është 90 miliardë euro. Dhe meqenëse presioni është e vetmja gjuhë që Kremlini e kupton, ne mund ta rrisim atë edhe më shumë”, nënvizoi ajo.

Sipas Brukselit, propozimi do ta bënte praktikisht të pamundur rikuperimin e më shumë se 190 miliardë euro të aseteve shtetërore dhe private ruse që janë ngrirë në bankat dhe shtëpitë e kliringut evropian që nga viti 2022, një masë e paprecedentë dhe goditja më e drejtpërdrejtë ndaj kapitalit rus deri më tani.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit