Mediumi turk habitet me kryeministrin Albin Kurti: Mbështetje e çmendur me bonus për Kosovën

Turqia po frikësohet nga kombëtarja e Kosovës, duke e pasur parasysh se si po luajnë në ndeshjet e fundit dhe fitorja në Bratisllavë me rezultat 4:3 ndaj Sllovakisë.

Mediumi turk “Fanatik” ka shkruar para sfidës finale të play-off-it në Prishtinë mes Kosovës dhe Turiqisë, ku fituesi shkon direkt në Kampionatin Botëror në futboll.

“Mbështetje e çmendur me bonus për Kosovën! Kundërshtari i djemve tanë, Kosova, merr mbështetje të çmendur bonus; kryeministri njofton, futbollistët e befasuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të japë një bonus prej 1 milion euro për futbollistët dhe stafin teknik nëse ata arrijnë të eliminojnë Turqinë dhe të sigurojnë kualifikimin historik në Kampionatin Botëror 2026”, shkruan mes të tjera mediumi turk..


“Ky lajm ka rritur edhe më shumë motivimin te futbollistët dhe entuziazmin te tifozët, pasi kualifikimi në Kupën e Botës do të ishte një arritje historike për Kosovën”, – shkruan më tej.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit