Mediumi gjerman Frankfurter Rundschau ka raportuar se kriza politike në Kosovë po vazhdon të thellohet, pasi mungesa e një konsensusi mes partive politike ka çuar vendin drejt zgjedhjeve të treta brenda vetëm 16 muajve.
Sipas raportimit, dështimi për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit ka sjellë përplasje të reja mes qeverisë dhe opozitës, ku të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për bllokadën institucionale dhe mungesën e kompromisit.
Mediumi gjerman thekson gjithashtu se kjo situatë politike po rrezikon proceset e reformave dhe mund të ndikojë në humbjen e qasjes së Kosovës në qindra miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian.










